Besuar nga 100+ pronarë biznesesh

Shit më shumë
Pa Ulur Çmimin.

Closer Masterclass është programi 90-ditor ku ndërton një sistem të strukturuar shitjeje, për të mbyllur më shumë klientë dhe marrëveshje me vlerë më të lartë, me coaching 1:1 nga Eri Business Coach.

Ke xhiro, por fitimi në fund të muajit

nuk është aty ku duhet

Punon çdo ditë, ndonjëherë 10–14 orë, por biznesi yt prapë duket i paorganizuar. Një muaj ke klientë, muajin tjetër jo. Shpenzon për marketing, por rezultati nuk është ai që do.

Klientët kërkojnë ulje çmimi dhe ti detyrohesh ta bësh, që të mos i humbasësh.

Dhe në një moment mendon: “Kam problem me marketingun… më duhen më shumë klientë.”

Në realitet, kjo është vetëm sipërfaqja. E ndjen që biznesi yt mund të prodhojë shumë më tepër, por diçka mungon: një strukturë, një sistem shitjeje që funksionon. Pa të, çdo gjë mbetet e rastësishme.

Pikërisht këtu fillon zgjidhja.

Rreth nesh

Pas mbi 7 vitesh në shitje dhe ndërtim biznesesh, pas mbi 5 milionë euro shitje në produkte dhe shërbime dhe pas mentorimit të mbi 100 pronarëve të bizneseve, në periudha rritjeje dhe krize, kam zbuluar modelin që ndan bizneset që rriten nga ato që thjesht mbijetojnë: një model biznesi i qartë dhe një strategji High-Ticket.

Kjo strategji nuk të ndihmon vetëm të përballosh pasigurinë, por të përfitosh prej saj. Ndërsa të tjerët përpiqen të mbajnë kokën mbi ujë, ti je në pozicion për t’u rritur.

Është e provuar me biznese shqiptare kudo në botë dhe të jep kontroll mbi biznesin dhe kohën tënde.

7+

Vite eksperiencë

100+

Pronarë biznesesh të trajnuar

Imagjino sikur biznesi yt të funksiononte kështu: hyn në një takim me klientin dhe e udhëheq bisedën me qetësi e siguri. Klienti e kupton qartë vlerën e ofertës tënde. Në fund të bisedës, është gati të investojë, jo sepse e vure nën presion, por sepse e sheh vlerën reale të bashkëpunimit me ty.

Shumica e pronarëve të bizneseve besojnë se u duhet marketing më i mirë: më shumë reklama, më shumë leads, më shumë trafik. Por shumë biznese kanë tashmë mjaftueshëm klientë potencialë. Ajo që u mungon është një sistem i strukturuar për t’i kthyer ata në klientë, pa ulur çmimin.

Dallimi mes bizneseve që luftojnë për të rritur shitjet dhe atyre që mbyllin vazhdimisht marrëveshje me vlerë të lartë është një gjë e vetme:

Një sistem i strukturuar mbylljeje High-Ticket.

Të prezantoj me CLOSER MASTERCLASS

Një program intensiv 90-ditor për pronarë biznesesh, konsulentë dhe ekspertë që duan të:

- mbyllin më shumë klientë, me siguri dhe profesionalizëm

- rrisin vlerën e çdo shitjeje, deri te marrëveshje €5,000–€20,000 aty ku oferta e lejon

- ndërtojnë një sistem të parashikueshëm për të tërhequr klientë

- ndalojnë së ndjekuri prospektë për javë të tëra

Edhe nëse tani mendon: “Unë nuk jam shitës.”

Në Closer Masterclass do të mësosh si:

- të komunikosh me konfidencë me klientë me profil të lartë

- të strukturosh bisedat e shitjes hap pas hapi

- të shesësh pa ulur çmimin

- të përmirësosh procesin tënd të shitjes

- të pozicionosh ofertën që klientët të të zgjedhin për vlerën, jo për çmimin

- të dalësh nga lufta e çmimeve me konkurrentët

- të përmirësosh modelin e biznesit dhe ta zgjerosh hap pas hapi

- të gjesh kohën për ta çuar biznesin në nivelin tjetër

tani Është momenti për të ndërtuar "Fortesën" tënde

Po sikur ekonomia të bjerë? Po sikur AI të trondisë industrinë tënde? Po sikur kostot të dalin jashtë kontrollit?

Bizneset me një sistem të fortë shitjeje janë ato që qëndrojnë dhe rriten kur të tjerat luftojnë për të mbijetuar. Ka vetëm dy lloje pronarësh: ata që veprojnë tani dhe ndërtojnë, dhe ata që presin e shpresojnë që gjithçka të shkojë mirë.

Ti, në cilin grup je?

Çfarë përfshin programi

- Akses të përhershëm në Eri Business Academy

8 modulet e Closer Masterclass 2.0, në platformë online 24/7. Rikthehesh te videot sa herë të duash dhe vazhdon të rritesh.

- 12 seanca coaching 1:1 (vetëm Pro)

Zgjidh situatat reale të shitjes në biznesin tënd. Te Pro, të 12 seancat janë me Erin. Basic nuk përfshin seanca 1:1.

- Grup coaching në Dojo

Një mjedis trajnimi online dhe live, ku praktikohet në mënyrë reale mbyllja e marrëveshjeve high-ticket për biznese të ndryshme.

- Case studies nga biznese të ndryshme

Raste reale si biznese në industri të ndryshme e përdorin strategjinë High-Ticket.

Bonuse

- Grup Ekskluziv Këshillimi Elitar

Akses në një komunitet themeluesish biznesi 6 dhe 7 shifra dhe closers high-ticket.

- Closer Masterclass Playbook

Struktura, skica dhe modele hap-pas-hapi për të organizuar bisedat e tua të shitjes. Çdo gjë e personalizuar.

- 5 Seanca Extra Coaching

Për situata urgjente dhe vendime kritike në biznesin tënd.

 - Best of EBC, Zbatimi i Strategjive më të Suksesshme të vitit të kaluar.

Si i kanë zbatuar biznese të ndryshme strukturën High-Ticket dhe efekti real që kanë pasur në biznes.

- Programi MaxBiz VIP për një anëtar të ekipit tënd

Program hyrës për strategjinë High-Ticket.

Garancia

Ky program është 100% i bazuar në performancë.

Nëse ti:

- Merr pjesë në të gjitha seancat e coaching
- Ndjek të gjitha materialet e programit
- Merr pjesë në roleplay-t e shitjes
- Përfundon detyrat dhe ushtrimet e programit

dhe përsëri nuk shikon përmirësime të matshme brenda 90 ditëve, atëherë do të të ofrojmë:

- 8 seanca shtesë coaching
- 4 seanca shtesë roleplay

për 2 muajt e ardhshëm plotësisht pa pagesë.

Rezultatet që mund të presësh

Brenda 90 ditëve, shumë pjesëmarrës përjetojnë:

- rritje të të ardhurave

- më shumë klientë që thonë “po”

- klientë që blejnë ofertat me vlerë më të lartë

- më shumë qartësi në mënyrën si shesin

- kuptim më të thellë se kush është klienti ideal, çfarë problemesh ka dhe çfarë dëshiron

- më shumë vetëbesim në vlerën që ofron biznesi

- një pamje të qartë si të rritet marrëdhënia me klientët në afat të gjatë

Në vend që të provosh me supozime, ke një sistem të qartë që funksionon.

Po nëse vazhdon kështu si je

Por nëse asgjë nuk ndryshon…

Biznesi yt ka shumë gjasa të vazhdojë pikërisht si sot.

Do të vazhdosh:

- Të punosh me orë të gjata çdo ditë
- Të ndjekësh prospektë për javë të tëra
- Të fillosh çdo muaj me zero klientë
- Të përballesh me probleme në menaxhimin e ekipit

Pa një sistem të parashikueshëm, biznesi yt varet nga fati, jo nga strategjia.

Dhe pjesa më e keqe?

Mundësi me vlerë qindra mijëra euro do të shkojnë tek konkurrentët e tu që dinë si të pozicionohen dhe si të mbyllin klientë me vlerë të lartë.


Gati të shesësh më shumë pa ulur çmimin?


Ndalo së ndjekuri prospektë.
Fillo të ndërtosh një sistem të parashikueshëm

për mbylljen e marrëveshjeve.

Testimonial

Besuar Nga 100+ Pronarë biznesesh

Paketat tona

Ndërtuar mbi vlerën që merr

Të dyja paketat zgjasin 90 ditë. Mund të paguash të gjithë shumën ose në 2 këste.

Closer Masterclass Pro

Për pronarë biznesesh që duan mbështetjen maksimale: çdo seancë 1:1 me Erin, praktikë javore live dhe trajnim për ekipin.

€1,200

  • 8 Module Closer Masterclass 2.0

  • 12 Seanca 1:1 me Eri Business Coach

  • Grup coaching në Dojo

  • Closer Masterclass Playbook

  • Akses në High-Level Business Advisory

    “Closer High-Ticket”

  • Çertifikim nga Eri Business Academy

  • Bonus “MAXBIZ” VIP, për një pjesëtar të ekipit, 10 javë

Closer Masterclass Basic

Për pronarë biznesesh që duan të ndërtojnë themelet e një sistemi shitjeje brenda 90 ditëve.

€500

  • 8 Module Closer Masterclass 2.0

  • Grup coaching në Dojo

  • Closer Masterclass Playbook

  • Akses në High-Level Business Advisory

    “Closer High-ticket”

  • Çertifikim nga Eri Business Academy

  • Bonus “MAXBIZ” VIP, për një pjesëtar të ekipit, 10 javë

FAQ

Pyetjet më të Shpeshta

A do të funksionojë vërtet kjo për biznesin tim?

Është njësoj si të pyesësh: “A funksionon ky program fitnesi për trupin tim?” Pyetja nuk është nëse sistemi funksionon, por nëse ti do të angazhohesh ta zbatosh.

Strategjitë në këtë program janë provuar në praktikë në shumë biznese dhe industri. Si çdo aftësi tjetër, rezultatet vijnë nga zbatimi. Nëse merr pjesë, praktikon dhe aplikon atë që mëson, ky sistem të jep strukturën për të parë përmirësime reale në mënyrën si tërheq dhe mbyll klientë.

Nuk kam mjaftueshëm kohë për t’u angazhuar në këtë program.

Koha është çështje prioriteti. Të gjithë kemi të njëjtat 24 orë në ditë. Pyetja e vërtetë është: Sa e rëndësishme është për ty të zgjidhesh problemet në biznesin tënd?

Pronarët e suksesshëm të bizneseve nuk e “gjejnë” kohën, ata e krijojnë atë për gjërat që kanë më shumë rëndësi. Pra pyetja reale është:
“A jam i gatshëm të krijoj kohë për diçka që mund të zgjidhë problemet e biznesit tim?”

Nëse përmirësimi i aftësisë suaj për të tërhequr klientë, për të mbyllur marrëveshje dhe për të rritur biznesin është vërtet e rëndësishme për ty, atëherë pyetja nuk është nëse ke kohë, pyetja është nëse je i gatshëm ta bësh këtë një prioritet.

Si mund të zbatohet kjo në biznesin tim? Biznesi im është ndryshe.

Çdo biznes mund të duket i ndryshëm në sipërfaqe, por parimet themelore të tërheqjes së klientëve, komunikimit të vlerës dhe mbylljes së marrëveshjeve janë universale.

Këto parime funksionojnë në industri të ndryshme sepse bazohen në mënyrën se si njerëzit marrin vendime dhe në psikologjinë e tyre.

Ne program, do të mësosh një strukturë të qartë që mund të përshtatet me biznesin tend, ofertën tend dhe tregun ku operon.

Në vend që ta detyrosh biznesin tend të përshtatet me një model të ngurtë, ti do të mësosh si ta aplikosh strategjinë në mënyrë që të funksionojë për industrinë tende dhe për klientët e  tu.


A ia vlen vërtet ky investim?

Pyetja e vërtetë nuk është nëse investimi ia vlen, por sa po te kushton aktualisht fakti që nuk po e zgjidh këtë problem.

Mungesa e një sistemi të qartë për të tërhequr dhe mbyllur klientë nuk kufizon vetëm rritjen tende, ajo bën që çdo marrëveshje e humbur, çdo mundësi e shperdoruar dhe çdo muaj me pasiguri të kthehet në një kosto reale financiare për biznesin tend.

Kur e shikon nga kjo perspektivë, investimi nuk ka të bëjë thjesht me shpenzimin e parave,
por me fitimin e aftësive dhe strategjisë që mund të gjenerojnë vlerë shumë më të madhe në kohë.

A ka ndonjë garanci që unë do të kem sukses pasi ta mësoj dhe ta zbatoj këtë trajnim?

Në fakt, zakonisht nuk jap garanci, sepse askush nuk mund të garantojë rezultatet e tua. 

Nëse unë bëj punën, mund të garantoj rezultatin tim. Por nese ti ben punen, une nuk mund te te detyroj të bësh gjithçka që nevojitet të behesh i suksesshem. Por në këtë rast, për shkak të besimit të plotë që kam në këtë program, mund te te jap një garanci.

Nëse bën gjithçka që kërkohet, çdo detyrë, çdo angazhim dhe mund ta provosh këtë, por ende nuk sheh rezultate brenda 90 ditëve, atëherë do te te ofroj 2 muaj shtesë coaching dhe roleplay. Te duket e drejtë kjo?

Çfarë ndodh nëse nuk i kuptoj materialet?

Ky program është ndërtuar për të qenë praktik dhe i lehtë për t’u ndjekur, jo teorik apo i komplikuar. Qëllimi nuk është thjesht te te japë informacion, por te te ndihmojë të kuptosh si ta zbatosh atë në situata reale.

Nëse diçka nuk është e qartë, ti do të kesh mundësi të; besh pyetje, rishikosh materialet, praktikosh përmes roleplay-ve dhe situatave reale. Qëllimi është që ti te kuptosh sakte konceptet, ne menyrer qe t’i aplikosh me siguri në biznesin tend.

Çfarë ndodh nëse ekipi im nuk i pranon ndryshimet?

Ndryshimi rrallëherë është problemi, zakonisht kemi problem mungesen e qartësisë. Kur një sistem i ri sjell qarte rezultate më të mira, shumica e ekipeve përshtaten natyrshëm.  Si pronar biznesi, roli yt është të përcaktosh drejtimin e biznesit.
Kur ekipi yt shikon një strukturë më të qartë, biseda më efektive me klientët dhe rezultate më të forta, rezistenca zakonisht kthehet në pranim.
Në shumicën e rasteve, ekipet nuk i rezistojnë përmirësimit,  ata i rezistojne konfuzionit.

Pse kushton vetëm €500–€1,200?

E kuptoj shqetësimin. Mund të mendosh se një çmim më i ulët do të thotë vlerë më e ulët. Ky program mund të shitej lehtësisht për €10,000, sepse vlera që merr është shumë më e madhe.

E kam vendosur në €500–€1,200 sepse shumë pronarë janë ende në fazat e para të rritjes dhe nuk janë ende në nivele 6- apo 7-shifrore. Me €10,000, për shumicën do të ishte i papërballueshëm. Unë vetë kam nisur nga zero, ndaj e kuptoj shumë mirë. Kur nisa biznesin tim, do të kisha dashur shumë që dikush të më mësonte këtë aftësi me një çmim të përballueshëm. Ti po merr vlerën më të lartë që mund të të ofroj.

Cilat janë mënyrat e pagesës?

Mund të paguash me:

- transfertë bankare

- kartë krediti ose debiti

- shërbime transferimi parash (Western Union, MoneyGram, Posta Shqiptare)

Për çdo pyetje rreth pagesës, na shkruaj në +355 69 373 7208.

A ka mundësi pagese me këste?

Po. Ne ofrojmë mundësinë për ta ndarë investimin në këste, në mënyrë që ta kesh më të lehtë të fillosh. Ti mund të zgjedhesh: Te paguash të gjithë shumën menjëherë, ose te ndash investimin në dy këste. Kjo të lejon të fillosh menjehere programin dhe të nisesh zbatimin e strategjive, ndërkohë që menaxhon investimin në mënyrë më komode.

Nëse ke ndonjë pyetje, mos hezito të na kontaktosh në +355 69 373 7208.